Rigels Rajku i njohur si “Noizy” është një nga emrat më të lakuar në median shqiptare. Prag fejese me një shqiptare që jeton në Francë? A është arrestuar Noizy?

Janë këto dy pyetje që të gjithë ngritën, qofshin gazetarë, fansa apo persona të zakonshëm që thjesht e kanë dëgjuar si lajm rastësisht. Por si qëndron e vërteta?

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=179&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fbabai-i-noizy-flet-per-fejesen-e-djalit-te-tij%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=241c6bddf4Bashkim Rajku, babai reperit tha për gazetën “Shekulli” që asgjë nga lajmet e publikuara nuk është i vërtetë, pra nuk ka asnjë fejesë të mundshme e gjithashtu nuk është arrestuar.

“Djali im tashmë është në kulmin e karrierës dhe lajme të tilla unë nuk e di përse dalin. Ai mund të dalë me dhjetëra apo qindra vajza, por kjo nuk do të thotë që do të fejohet.

Në familjen tonë nuk është diskutuar asnjëherë një fejesë e mundshme, ndaj mund të them se lajme te tilla jane te paverteta”, tha Bashkimi.

/portali DurresLajm/