smail Zekaj, babai i Val Zekajt të Grupit të Kumanovës, në një intervistë për Gazetën Lajm, thotë se 9 maji i vitit 2015 është fillim i bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Në dy vjetorin e Luftës së Kumanovës, Ismail Zekaj shpreh edhe njëherë respektin dhe dhimbjen për të rënët, kurse për të arrestuarit e Grupit shprehet i bindur se do të lirohen dhe do të kthehen te familjet e tyre.