Seanca për Mariglen Demirin e partisë E majta, që sipas Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), më 13 prill të vitit të kaluar është përfshirë në thyerjen e zyrës popullore të kryetarit Gjorge Ivanov, është shtyrë.

Për arsye të panjohura, në seancë mungoi prokurorja e akuzës. Me këtë rast, Mariglen Demiri tha se shtyrja ishte e panevojshme dhe shpreson se do të sjellet një vendim në të mirë të tij.

Demiri deklaron se të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me zyrën e kryetarit Gjorge Ivanov, do të dështojnë.