Mbi 16 mijë refugjatë janë ngujuar në zonën kufitare Idomeni të Greqisë në kufi me Maqedoninë, pas bllokimit të kufijve të Ballkanit për të mos lejuar kalimin e tyre. Por edhe rreth 2 mijë refugjatë janë bllokuar në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë, me ç’rast mbi 1500 janë në qendrën transitore Tabanoc. Refugjatët janë në pritje në qiellë të hapur me shi, dhe nën tendat e temperaturat e ulta. Situata e tyre po rëndohet tejmase, për shkak të kushteve të rënda dhe baltës që ka përpirë lokacionin ku janë të vendosur.

Për shkak të temperaturave shumë të ulta, shumë fëmijë,gra e pleqë janë të sëmurë, pasi që ata po qëndrojnë në tenda dhe ambiente të hapura. Mbi 100 fëmijë këtyre tre ditëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

begalci-kamp1