Afër 100 persona të maskuar, të veshur në të zeza, janë mbledhur në qendër të Stokholmit për të sulmuar migrantët, raporton BBC.

Policia suedeze thotë se banda ka shpërndarë fletushka nëpër qytet përmes së cilave u bënte thirrje njerëzve të sulmojnë refugjatët, transmeton koha.net.

Dëshmitarët thonë se ata sulmonin fizikisht njerëzit që ata besonin se ishin të jashtëm, por këtë policia ende nuk e ka konfirmuar.

Duket se tensionet ja rritur në Suedi pas krizës me emigrantë.

Mbi 163 mijë migrantë kanë kërkuar azil në Suedi gjatë 2015, që është numri më i madh i kërkesave në Evropë për kokë banori.