NATO është drejtuar me tone të ashpra ndaj Rusisë për respektimin në mënyrë të plotë të hapësirës së saj ajrore, pasi Turqia, e cila është anëtare e Aleancës së Atlantikut ka akuzuar Rusinë për një rast të ri të shkeljes së hapësirës së saj ajrore.

I bëj thirrje Rusisë të veprojë me përgjegjësi dhe të respektojë plotësisht hapësirën ajrore të NATO-s”, shkruan në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili shtoi se Rusia duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se shkelje të tilla të mos përsëriten më.