Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska -Bezhoska paralajmëron revizion mesatar në rritje të inflacionit të projektuar prej 2.2 për qind.
“Duke pas parasysh lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energensave , sigurisht që do të bëhet revizion mesatar në rritje të inflacionit të projektuar”, deklaroi sot Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorë e Bankës Popullore të RMV-së.

“Bazuar nga zhvillimet më të fundit të inflacionit, si dhe parashikimet, veçanërisht për lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energensave, me siguri do të bëjmë një rishikim të moderuar rritës të inflacionit. Do të bëhet me ciklin e ri të projeksioneve makroekonomike i cili është në përfundim,” tha Angelovska-Bezoska, dhe shtoi se inflacioni pritet të mbetet i kontrolluar për momentin, siç parashikohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.