Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3.475 qytetarë, 917 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 799.762 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 763.031 qytetarë, transmeton Alsat. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 1.197 qytetarë.