Ndihma humanitare nga Ecolog dhe disa shoqata humanitare  kanë arritur në rajonin e vërshuar në Hasanbeg të Shkupit. Shoqatat humanitare  “NUR”, “Kalliri i mirësisë”, dhe të tjera vazhdojnë të ndajnë ndihma për t’i  ndihmuar sadopak banorët e prekur  nga vërshimet.

Nga ana tjetër banorët e Hasanbegut ankohen se funksionarë të BDI-së vazhdojnë të keqpërdorin ndihmat duke përvetësuar humanitetin e treguar të organizatave dhe të qytetarëve të sinqertë sikur janë ndihma të siguruara nga vetë BDI. Mehdi H. Për portalin FOL deklaroi se aktivistë të BDI-së në hyrje të Hasanbegut i presin konvojet me ndihma dhe i drejtojnë te shtabi partiak i tyre.

©FOL