Në këto momente të vështira që kalojnë banorët e Hasanbegut të  prekur nga  vërshimet e ditës së diell, ku humbën jetën disa qytetarë ku  u shkatëruan shumë shtëpi dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, qytetarët mezi arrijnë të marrin veten. Në Hasanbeg dhe vendbanimet përrreth  të kapluara nga vërshimet thuajse mungon çdo gjë, duke filluar nga ryma elektrike, uji, ushqimi, mjetet higjeniko sanitare, vegla për pastrim,  etj. Prandaj , sot këta qytetarë  kanë nevojë për ndihmën e çdonjërit, por para së gjithash kanë nevojë për drejtësi dhe përkujdesje institucionale.Fatkeqësisht nga ajo që shofim se ata që janë më të thirur për tu dhënë ndihmën e nevojshme këtyre banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi e paparë, të pafuqishëm për të ndihmuar në këtë situatë, sepse ajo që dihej prej kohësh edhe u vërtetua  nga përgjimet e opozitës  se këta shërbejnë vetëm dekor në pushtetin e VMRO-së.Të ndodhur në këtë situatë të turpëruar para  syve të  atyre që ua morrën  votën, në vend që të bëjnë presion te partneri i tyre që sadopak përkujdesja shtetërore të jetë e barabartë ashtu si edhe në Stajkovc, ku shteti me tërë kapacitetin e vet është angazhuar maksimalisht , bile edhe të ndihmuar nga Sërbia dhe Bullgaria për tu  dalë në ndihmë një pjese të banorëve, këta tanët (BDI) si duket  në vend të ndihmës për banorët më tepër janë të preokupuar  për  imazhin e tyre që është në rrënie të lirë. Është për të ardhur keq kur sheh ” telallët”e  tyre bashkë me ushtrinë propagandistike ku  mundohen të mbulojn TURPIN. Idiotizmi i tyre shkon aq larg sa që Teuta Arifi  nënkryetare e BDI-së në çdo paraqitje publike shoqërohet me mbi 50 foto që mundohet tu shpërlajnë trutë shqiptarëve.Aspak më mirë në nuk qëndrojnë edhe funksionarët e tjerë Artan Grubi, Izet Mexhiti, Rektori i Universitetit të Tetovës Vullnet Ahmeti që  edhe në ngushëllime shoqërohet me fotoreporterë që shkrep foto  edhe në raste pikëllimi  ku si dëshmi  është edhe  autori i këtij teksti  që rastisi të jetë në të njëjtën kohë  te familja e hoxhë Shabiut  nga Hasanbegu i cili ka humbur nusen e djalit dhe nipin 6 vjeçar. Ligësia e këtyre pushtetarëve  nuk ka fund. Mjafton që të lexojmë këtë citat të një portali të paguar nga BDI për të kuptuar fytyrën e vërtet të tyre:

“Si një nga zyrtarët më aktiv që nga marrja e postit si zv.kryeministër,Halili deri më tani ka treguar shumë konstruktivitet në punën e tij dhe ka shfaqur një frymë të re me drejtimin e institucioneve.

Ndryshe Halili ndërpreu vizitën e tij në Bruksel dhe u kthye në Maqedoni pas katastrofës që ndodhi atje ku humbën jetën mbi 22 persona”

IMG_20160809_183937

Dhe për fund për të mos e zgjatur më tepër ky  njoftim  i portali të BDI-së, ku njofton se zv Kryeministri Festim Halili  është kthyer  në Maqedoni sigurisht se do ti gëzojë Hasanbegasit.

©fol.mk