Sipas ‘Washington Times’, e cila citon një shënim të Congressional Research Service (enti që ekzaminon të dhënat zyrtare për pesë ish-Presidentët ende në jetë), buxheti i kërkuar nga Obama është 1 milionë e 153 mijë dollarë, thënë ndryshe 100 mijë dollarë më shumë nga sa ka kërkuar George W. Bush në vit.

Po ashtu kjo shifër e kërkuar nga Obama është 200 mijë dollarë më shumë se shuma e kërkuar nga Bill Clinton.

Ligji për ish-Presidentët parashikon që përveç pensionit, ish-Presidentët kanë të drejtë të kenë një zyrë si dhe disa mbulime financiare, mes tyre edhe udhëtime.

Kostoja më e madhe shkon për zyrën, pasi ajo e Obamës në Washington, kushton 536 mijë dollarë, më shumë se e çdo ish-Presidenti tjetër.

Zyra e Bill Clinton në New York, ndonëse është më e madhe se e Obamës kushton 518 mijë dollarë, ndërsa ajo e George W. Bush në Dallas kushton 497 mijë dollarë.