Barcelona edhe zyrtarisht shpallet kampion i Spanjës pasi që në javën e fundit të La Ligas  në fushën e Granadas arritën të marrin një fitore me rezultat 0 -3 me golat e sulmuesit Urugajan Luis Suarez .

Barcelona kështu siguron titullin e 24 të La Ligas spanjole duke e mbrojtur titullin e kampionit nga sezoni i kaluar.

Gjithashtu edhe sulmuesi i Barcelonës,   Luis Suarez arriti në shifrën e 40 golave në sezonë duke e mundur kështu sulmuesin portugez të Real Madrit Kristiano Ronaldo i cili këtë sezonë shënoi gjithsej 35 gola .