dita d zvicerThirjes për protestë  me datë 14 maj  ( e shtunë) në Cyrih, nga ana e Besës së Kim Mehmetit  në mbështetje të protestës së 9 majit, mërgata shqiptare  e Zvicrës iu përgjigj   me  bojkot të plotë, duke mos lejuar që disa mashtrues ordiner të keqpërdorin intelegjencën e mërgatës shqiptare. Ekipi i fol.mk nga Cyrihu ariti të siguroj këto pamje ekskluzive ku shifet qartë se  Besa e Kim Mehmetit nuk ka mbështetje  te diaspora shqiptare, sidomos  pas protestës së datës së 9 majit ku në  mënyrë tinzare e fshehur nën petkun e  këshillit,  Kim-i, u mundua të promovoj vetveten  si  dhe partinë e tij Besa .Në reagimin e dërguar nga Diaspora Shqiptare për mediumet thuhej se  partitë politike nuk kanë çfarë kërkojnë në Zvicër dhe se tentimi për të mbajtur protestë, jo vetëm  që është i pakuptimt në zvicër por e konsiderojm si tendencë mashtrimi,  tendencë për   futje të përçarrjes te mërgata shqiptare, andaj ne e përsërisim se  këtu në Zvicër, nuk ka parti politike, por vetëm shqiptarë. Shkoni në Shkup dhe Tetovë dhe protestoni sa të doni, do ta keni edhe përkrahjen tonë, thuhej në komunikatën e Diasporës Shqiptare- Zvicër.

©fol.mk