Barcelona pritet të jetë aktive gjatë afatit kalimtar të kësaj vere
Ernesto Valverde, trajneri i ri i Barcelonës, ka nisur t’i bëjë planet për sezonin e ri 2017/2018.

Sipas Calciomercato.com, ekipi katalunas gjatë kësaj vere pritet t’i sjell në Camp Nou dy yje nga Premierliga.

Fjala është për Riyadh Marhezin (Leicester City) dhe Philippe Coutinho (Liverpoo). Por, këta nuk pritet të jenë përforcimet e vetme të Barcelonës.

Gjiganti nga La Liga është edhe në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, derisa listës i prinë anëtari i Arsenalit, Hector Bellerín.

Po ashtu, nga skuadra e Barcelonës pritet të ketë edhe largime.