Ka një javë që e gjithë Spanja shkruan për Enis Bardhin, mjeshtërin e goditjeve të lira nga Maqedonia. Askush nuk kishte menduar se Lionel Messi do të ketë konkurrencë në listën e golashënuesve nga gjuajtjet e lira reprezentuesin e Maqedonisë.

Tani për tani Bardhi ka vetëm një gol më pak, megjithat thotë se nuk mendon për rekordin e tij, por sit ë luaj më mirë dhe të ndihmoj ekipin.

“Nuk mendoj për rekordin e Messit, por si të luaj dhe të ndihmoj ekipin të jetë më e mirë. Nuk mendoj për gjuajtjen e radhës dhe nëse ajo goditje do të përfundoj në rrjetë. Vetëm për ndeshjen e radhës dhe lojën. Jam i lumtur për golin kundër Leganes. Goditjet e lira për mua janë dicka e vecantë. Këtë sezon po gjuaj shkëlqyeshëm. Jam i lumtur që po ndihmoj ekipin tim. Golat shërbejnë për të grumbulluar sa më shumë pikë. Pa bashkëlojtarët e mi nuk do të arrija të shënoj kaq gola në këtë sezon”, thotë Bardhi.

Në intervistën për “As” nga Spanja, mesfushori sqaron golin kundër Leganes.

“Muri i gjallë ishte shumë afër dhe ishte I lartë për të bërë përpjekje për ta kaluar. Mendova që të gjuaj nën mur, por ata ishin të kujdesshëm dhe mbyllën atë pjesë. në momentin e fundit vendosa të gjuaj në anën e portierit. bashkëlojtarët e mi që rrinin në murin e gjallë i penguan pamjen portierit nilkoqir dhe kjo ndihmoi tërë situatën”, sqaroi Bardhi.

Për fund, Bardhi foli edhe për shanset nëse Levante do të jetë skuadra e parë që do ti shkaktoj humbje Barcelonës në sezonin vijues në Primera.

“Kemi treguar se mund të mbahemi dhe të fitojmë ndaj cdo ekip. Jemi të njëjtit lojtarë, mirëpo rrotacionet në lojë janë të ndryshme dhe na sollën rezultate. Besimi është shumë me rëndësi në futboll. Ekipi mezi pret të përballet me kampionin me shpresë se do të arrijmë rezultat pozitiv”, përfundoi Enis Bardhi.

Gjatë këtij sezoni Bardhi ka shënuar shtatë gola prej tyre pesë nga gjuajtjet e lira.