Lajmi është bërë i ditur nga skuadra spanjolle e Levantes, para se FFM-ja të shpall më të mirët e vendit më 3 dhjetor, me spanjollët të cilët uruan për këtë çmim Bardhin që pritet ti jepet nga ana e FFM-së.
Bardhi është duke treguar paraqitje të mira në kampionatin spanjoll La Liga, me shkupjanin i cili në 11-të ndeshje të zhvilluara për Levanten ka realizuar 4 gola, duke u vlerësuar si investimi i mirë i bërë në merkaton e verës së kaluar.
Ai gjithashtu shkëlqeu edhe në evropianin e të rinjve ku arriti të shënojë 2 gola për shpresat e vendit, teksa tanimë është titullar i padiskutueshëm tek përfaqësuesja A.