Në vazhdën e aktiviteteve partiake të shtunën dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Likovë mbajti kuvendin e saj, njofton Zhurnal.mk

Në këtë kuvend u zgjodh kandidati për Kryetar komune, bartësi i listës, si dhe kandidatët për këshilltarë, për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit.

Punimet e kuvendit i ndoqi Kryetari i partisë Menduh Thaçi, struktura partiake e degës si dhe mysafir të tjerë.

Kuvendi i degës propozoi dhe e zgjodhi Bardhyl Destanin si kandidat për Kryetar për komunën e Likovës, si dhe Ragmi Isufin për bartës së listës.

Kandidati i PDSH-së, për kryekomunar të Likovës, Bardhyl Destani në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ka pranuar me dëshirë kandidaturen që për të paraqet një përgjegjësi dhe obligim, si dhe njëkohësisht kërkoi nga bashkëpunëtorët që të vazhdojnë të punojnë së bashku me intensitet edhe më të madh deri në ngadhënjimin e projektit kombëtar të PDSH-së.

Kuvendi i degës gjithashtu zgjodhi edhe listën e kandidaturave për këshilltarë komunal.