Olloman Mahmudi nga Gostivari denoncon një rast të rëndë në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal. Ai thotë se është kërcënuar me jetë. Një person me iniciale T.A nga fshatin Turçan i vogël nga Gostivari,  ka vendosur që ta shkelë për vdekje Olloman Mahmudin, pasi ky i fundit para disa javësh doli edhe publikisht për të njoftuar se si është e organizuar “mafia” urbane në Gostivarë, madje disa persona kishin dashur që të ia përvetësojnë edhe parcelën e tij.

Mahmudi me disa dokumente si dëshmi që ka dërguar në Agjencinë tonë, shifet qartë se si përmes një shkrese zyrtare e ka njoftuar policinë e Gostivarit dhe Prokurorinë themelore, mirëpo ai thotë se  policia e Gostivarit në vend që të hetonte rastin, ajo nuk ka ndërmarr asgjë.

“Vlersoj se përmes veprimeve që i ka ndërmarr i paraqituri, është bërë një vepër e rëndë penale e cila duhet të dënohet me dënim maksimal, pasi bëhet fjalë për një tentim klasik për vrasje, gjegjësisht për vepër e cila ndiqet përmes detyrës zyrtare, pasi i njejti me veturën e tij në prezencë të disa personave të tjerë tentoi që të më shkelë, gjegjësisht rrezikoi jetën time”, thuhet në shkresën dërguar Policisë, të cilën Zhurnal si dëshmi do ta bashkangjet denoncimin në fjalë.

Ndryshe, Olloman Mahmudi ishte qytetari i parë i Gostivarit i cili vendosi publikisht që të flas për keqpëdorimet që i bënë udhëheqësia e Komunës së Gostivarit e cila në mënyr ilegale vendos që të legalizon objekte të cilat nuk janë të parapara në asnjë plan urbanistik dhe ndërtimor.

Zhurnal do të vazhdoj me publikimin e storieve që kanë të bëjnë për keqpëdorime të mundshme dhe do të hulumtoj deri në fund për zbardhjen e rastit në fjalë./zhurnal