Ish funksionari i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujovski, kundër të cilit është shpallur flet-arrestë ndërkombëtare, ka pasur edhe një indetitet nën emrin Vlladimir Varelov, raportoi tv 21.

Sipas burimeve, Interpol është njoftuar për këtë emër nën të cilin prezentohet Grujovski, të cilin PSP e rëndon për keqpërdorim të detyrës zyrtare, realizim të përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimit të sistemit për komunikim.

PSP për Grujovskin kërkoi arrestim, prej ku Apeliacioni dhe Supremja konfirmuan, por ai në ndërkohë u arratis dhe momentalisht është i pakapshëm për institucionet e Maqedonisë. FLAKA