Një ekip arkeologësh i ka vazhduar kërkimet arkeologjike në lokalitetin Vërbjanska Çuka, në veri të Pellagonisë, ndërmjet fshatrave Sllavej dhe Vërbjan të komunës Krivogashtam, të filluara një vitë më herët.

Agjencia AIM shkruan se vitin e kaluar hulumtimet nxorën në pah mbetje arkeologjike të periudhës neolitike, respektivisht të një lagje neolitike, si edhe të dhëna që dëshmojnë për jetën shoqërore, besimin e bujqve të parë në ato anë.

Ekipi pret që nga hulumti8met të dalin të dhëna për arkitekturën e kulturës materiale të bujqve të peroudhës së neolitit, si edhe të bëhet një rindërtim thelbësor i mënyrës së ushqimit, botës shtazore dhe mjedisit natyror, përfshi kohën kur është jetuar në këtë vend.

Në kërkime janë përfshirë profesionistë të më shumë sferave dhe vendeve. Projekti është një bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet Qendrës për kërkime të parahistorisë, Institutit për kulturë të vjetër sllave, Entit dhe Muzeut të Prilepit, Universitetit të Bohemisë Jugore dhe Institutit Biosense.