Sekretari shtetëror për çështje evropiane i Republikës së Gjermanisë, Michael Roth, pritet që sot të realizojë një vizitë në Maqedoni.

Nga Ministria e Jashtme Gjermane thonë se ishte koha që të tejkalohet bllokada dhe se politikanë të përgjegjshëm e morën Maqedoninë nga një situatë mjaft e rëndë.

Roth konsiderohet si njëri nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në gjermane. Ai është anëtarë i socialdemokratëve gjermanë dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit për Punë të Jashtme, Sigmar Gabriel.

Nuk ka ndonjë informacion shtesë se me kë do të takohet sekretari shtetërorë Roth në Maqedoni.