Nga Bekim QOKU

Bashkëpunimi i ngushtë i ASH me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin vetëm e vetëm për qëllim pushteti është eliminimi me ekzekutim i opozitarizmit në taborin partiak shqiptar që ka ekzistuar prej fillimit të pluralizmit të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka pasur bashkëpunim kaq jo parimor deri më sot sa ky i fundit. Pa kauza, pa synime madhore.

Megjithatë, ky akt i ulët politik i ASH, i asaj opozite të msheftë e të zvargur shqiptare, që i dha fund një epoke tranzicioni, mund të shihet edhe pozitivisht, si një mundësi e fillimit të një epoke të re, e një nisme të re, e një shprese të re. Çdo fund, nënkupton fillim të ri.