Gazetari Baton Haxhiu e ka komentuar koncertin e Shkëlzen Dolit me Ansamblin Filarmonik të Vjenës në Tiranë në kontekstin e përgjithshëm të rrethanave kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.

Në një prononcim për TV Klan, ai ka deklaruar se “është mëkat që një ngjarje të tillë nuk e kemi në Kosovë”.

“Po ndjehem i përbuzur dhe i ofenduar nga institucionet kosovare pasi të gjitha potencialet kulturore që i ka Kosova po i merr Shqipëria…”.

“Qeveria e Kosovës nuk ka vizion për kulturën e as ndjenjë për artin dhe të bukurën”.