Kujt nuk i pëlqejnë petullat? Në mos me mjaltë dhe kanellë, me siguri ju pëlqejnë me çokokrem ose shurup çokollate. Të buta në brendësi dhe njëkohësisht krokante, janë petullat që nuk duan mundim për t’u përgatitur, por duan mënyrën e duhur. Ja receta e plotë:

Përbërësit:

 

380 gr miell
Maja
1 ½ filxhan me ujë të vakur
1 lugë mjaltë
Kripë
Vaj misri për skuqjen
Kanellë
Susam
Mjaltë

Përgatitja:

Në një enë të thellë vendosni miellin dhe kripën, duke krijuar një hapësirë në mes. Në një gotë me ujë shtoni majanë dhe hidheni në enë duke e përzierë vazhdimisht. Shtoni edhe ujin tjetër.

Vendosni mjaltin dhe përzieni. Më pas mbulojeni enën me një qese. Shikoni në fotoja e mëposhtme se si duhet të jetë brumi.

Përgatisni furrën në 50 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa të fryhet (vijë).

Në një tenxhere vendosni vajin në një temperaturë mesatare. Merreni brumin me dorën tuaj dhe shtrëngoheni deri sa të krijohet një masë e vogël. Me një lugë të lagur, merreni dhe vendoseni në vaj.

Përzieni vazhdimisht në mënyrë që të skuqen nga të gjitha anët. Sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë, largoini nga zjarri dhe vendosni në një letër, deri sa largohet vaji i tepërt.

Siç janë të nxehtë hidhiuni mjaltin, kanellën dhe susamin.