Publicisti shqiptar nga Prishtina, Baton Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të disa protragonistëve të BDI-së,  të cilët në mediat e afërta e akuzuar atë si njeri të dyshimit, duke aluduar se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb.

Kjo është përgjigja e Haxhiut:

Kur kam qenë në Hagë jam ballafaquar me Millosheviqin, ai fliste serbisht dhe e patë  bë një pyetje: Me cilat shërbime keni bashkëpunuar Zotri Haxhiu?.. Me shërbimet angleze, amerikane, dua të them se kjo mënyrë e pyetje dhe rrëfimit është streha e fundit e horrave, se horrat e gjejnë realisht betejën në të panjohurën. Në akuza të cilat vdesin shpejtë, bashkë me ata që i thonë..

Ndërsa përgjigja ime ndaj Millosheviqit ka qenë kjo: Vdekjen tuaj politike edhe pse këtu je në Hagë je për faktin se ke ndërtuar një rrëfim konspirativ në politikën që ke ba. Dhe nuk e di se në cilin portal jam akuzuar, por rrëfimi i fundit i strehës së horrave është pikërisht kjo, dhe ata vdesin bashkë me konspiracionin.

I uroj jetë të gjatë atij që ka shkruar, por ai do të vdesë shpejtë politikisht për faktin se është i sunduar dhe shkruan atë që se mendon.

baton