Miq të dashur, Deputetja Ermira Mehmeti përfundimisht reflektoi. Ajo tani më e bindur se nuk ka mundur të ndikoj për tu bërë reforma në Bdi. Deputetja Mehmeti në mënyrë dramatike përshkruan grupacionin e pandryshueshëm të kolltuqeve qeveritare.

Përballja me ,,hienat ,, pa dyshim se me ta paraprakisht lufta është e humbur. Ajo shpalosi një të vërtetë e cila që moti flitet e shushuritet se një apo dy prej deputetëve të BDI kurdo që duhet patjetër të votohet diçka që sipas tyre është e ,,domosdoshme,, ndaçi për qejfin e ,,hienave,, ndaçi për të kthyer ndonjë borxh, deputetët e grupit kan qenë të detyruar të votojnë dhe të heshtin si pula ,,dërzhave,,.

Ermira Mehmeti publikisht u prononcua se më në fund ,,Na detyruan të votojmë edhe për Toni Naunovskin,, për atë far komisioni për mbrojtje nga diskriminimi. Pra një kandidat nga pala maqedone që me të madhe shkruajti dhe foli në vazhdimësi për kultivimin e shovinizmit dhe diskriminimit fatal, pra e zgjodhën për të mbrojtur diskriminimin. Kjo është paradigma që nuk qëndron. Zonja Ermira me këtë, më bëtë të kuptoj se ti shpesh ndoshta ke qen e detyruar me retorikën dhe intelegjencën tënde të kamuflosh disa gjëra të cilat ndoshta kanë qenë të realizuara nga ,,hienat,, siç i vlerëson ti.

Dhe mun për këtë,mbase edhe unë të kam atakuar disa herë me opinionet publike për tentimet tuaja për shpërndarje të kamuflimit dhe mjegullave për gjërat të cilat ishin të pamundura të justifikohen. Për shkak tani më të eksperiencës tënde nga këta tentime për hipnotizimin e opinionit nuk mund të ikni nga përgjegjësia politike, por ti së paku me distancimin tënd nga ,,hienat,, mund të fitosh një rehabilitim moral dhe shpirtërorë.

Po që se realisht kan egzistuar këta detyrime psikologjike ndaj teje si pjes e gjinisë më të bukur, si për këtë votimin e diskriminatorit që e konfirmove vetë, atëherë unë pas reflektimit tënd , të kërkoj falje për atakimet politike me opinionet e mia.

Ermira, unë nuk gëzohem nga rënia e dikujt as tënden e as të partisë tuaj, sepse thonë po ti gëzohesh rënies të dikujt atëherë nuk do të mund të ngritesh vetë. Unë nuk kam nijet për tu ngritur dikund prandaj ,,hienave,, nuk do tu rijë heshtur, të sygjeroj edhe ty, fol, mos ri heshtur, mbase fol më rallë, siç thonë një fjalë sa një lirë.

E pra Ermira, po ta ndërosh eventualisht mendjen ti, me ,,hienat, prap vëli vëli, atëherë edhe unë do të ndëroj mendjen dhe këtë falje do ta tërheq prapë. Mirëmbetëshi

qe