Sergino Dest do të largohet nga Ajaxi, por nuk do të bashkohet me Barcelonën siç pritej.

Është gjiganti gjerman Bayern Munich që ka fituar një tjetër garë me katalunasit, kësaj radhe në tregun e transferimeve.

Kampioni në fuqi i Evropës ka fituar garën për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar amerikan Sergino Dest.

Dest prej kohësh ka pranuar marrëveshjen personale me Bayernin, teksa bavarezët janë refuzuar dy herë nga Ajaxi.

Tani mediat gjermane dhe ato holandeze njëzëri kanë raportuar se Ajax ka pranuar ofertën e tretë të Bayernit prej 25 milionë eurove.

Barcelona ka qenë fuqishëm në garë për lojtarin, por katalunasit nuk kanë mundur të bëjnë ofertë më të lartë se ajo e Bayernit.

19-vjeçari ka shkëlqyer edicionet e fundit me Ajaxin teksa llogaritet si ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim.

Reprezentuesi amerikan edicionin e kaluar ka zhvilluar 36 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.