BDI akuzon Besën për përçarrje të votës , ndërkohë që vetë stimulon përçarrjen, rrezikohet fitorja shqiptare në më tepër Komuna

Akuzat të ndërsjellta në mes Lëvizjes Besa dhe BDI-së vazhdojnë edhe këtyre ditëve pasi që tashmë janë shpallur kandidaturat për zgjedhjet e 15 tetorit. Pas shpalosjes së qëndrimit të Lëvizjes Besa dhe Bilall Kasamit që rrezikon fitoren e shqiptarëve në komunën e Kërçovës duke e përçarë votën shqiptare, kjo lëvizje vijon me avazin e njëjtë edhe në komunat tjera ku rrezikohet seriozisht fitorja në disa komuna që deri tash janë drejtuar nga shqiptarë. Rasti më i ri është edhe në komunën e Bërvenicës.

Në komunën e Bërvenicës, gjithnjë duke u thirur në rezultatin e zgjedhjeve të fundit të 11 dhjetorit dallimi në mes votave që kanë marrë të gjitha partitë shqiptare së bashku dhe atyre maqedonase është rreth 800 vota epërsi, në favor të partive maqedonase. Për më tepër, kur dihet fakti se gjatë këtyre muajve pas zgjedhjeve janë larguar edhe një numër i konsiderueshënm i shqiptarëve drejt perendimit, ky dallim mund të jetë edhe më i madh. E vetmja ishte Aleanca për Shqiptarët e cila u tregua e kujdesshme dhe u soll me shumë përgjegjshmëri në këtë drejtim duke lënë anash interesat partiake karshi atyre kombëtare. Në momentin e fundit kur edhe u bë e qartë se nuk mund të arrihet kurfarë marrëveshje ndërmjet shqiptarëve tërhoq nga gara , duke u liruar nga përgjegjësia për dështim eventual të kandidatit shqiptarë në Komunën e Bërvenicës.

Situatë e ngjashme mbretëron edhe në komunat e tjera. Sjellja e papërgjegjshme e BDI-së me kandidaturën e njëanshme të Fatmir Deharit ishte edhe një tregues se BDI ka humbur të gjitha të drejtat të thirret në mbrojtje të kauzës kombëtare. Për ata primar edhe në këto zgjedhje vazhdon të jetë interesi i ngusht i klaneve dhe ai partiak kundrejt atij kombëtarë.
Në interes të fitores së shqiptarëve dhe unifikimit të votës së qytetarëve në komunat ku rrezikohen kandidatët shqiptarë do të ishte e udhës , që partitë të kishin qenë më të kjdesshme në propozimin e kandidaturave të tepërta si rasti i Strugës, Dollnenit, Brvenicës e tj.

Nuk ka shpjegim tjetër se akti i kandidaturave të lëvizjes Besa dhe partisë së Menduh Thaҫit në Strugë, kur edhe ashtu nuk kanë kurfarë mbështetje në këtë zonë , është veprim tejet i ulët dhe tendencioz, vetëm e vetëm me qëllimin për të rrezikuar fitoren e Ziadin Selës në Strugë,

Rezultatet e politikave të gabuara dhe pa përvojë të BDI-së, Besës dhe PDSH-së si dhe kontributi i tyre përçarës në këto zgjedhje duhet të vlerësohet nga votuesit shqiptarë dhe duhet të marrin dënimin e merituar me 15 tetor nga dora e vetë shqiptarëve./fol.mk