Situata politike aktuale, në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të cilat duket që do të jenë së shpejti, do të imponojë që në kampin shqiptarë të garojnë vetëm dy koalicione, njëri i përbërë nga disa zyrtarë të BDI-së dhe PDSH-së aktuale, dhe tjetri i përbërë nga shumica shqiptare që për momentin është e artikuluar në disa lëvizje politike jashtëparlamentare dhe nga një kontigjent i konsiderueshëm i njerëzve neutral, të cilët duket se do të jenë vendimtar në përcaktimin e fituesit të këtyre zgjedhjeve në kampin shqiptar. Derisa dy subjektet parlamentare BDI dhe PDSH rezultoi që janë tërësisht të dështuara dhe nën dirigjencat e të njëjtit shef të shërbimit sekret të shtetit, që tashmë akuzohet si spiun i Serbisë, Lëvizjet e reja politike dita – ditës arrijnë që të rrisin peshën e tyre në terren. Duke ju referuar një pasqyre nga terreni është e lehtë të konstatohet që BDI dhe PDSH në një formë apo në një tjetër bashkëpunojnë ngushtë për të ruajtur mbijetesën e tyre në skenën politike, sepse nga fitorja dukshëm janë të dorëzuara dhe këtë e dëshmojnë vetëm disa fakte. BDI në Kumanovë pothuaj se nuk ekziston, në Shkup ballafaqohet me përçarje të mëdha, në Gostivar, Strugë dhe Kërçovë nuk ka as degë funksionale ndërsa në Tetovë janë orkestër e çakorduar më së paku 5 fraksione, ndërsa PDSH e eleminuar si ekzistente në të gjitha zonat do të përpiqet të luftojë për të paktën 1 mandat vetëm brenda zonës 6, që vështirë se do ta fitojë. Kjo mundëson që opozita jashtëparlamentare dita ditës të shënoje rritje dhe shtrirje në të gjitha vendbanimet me shqiptarë.  BDI, edhe pse shpresë të vetme ka emrat e rinj me listat për deputet, politika e tyre e mbrapshtë nuk do ua mundësojë këtë shpresë për të joshur popullin shqiptar, pasi humbja e tyre tashmë është e qartë në terren, dhe se blloku i partive opozitare jashtëparlamentare mbetet një shpresë e vetme për qytetarët. Ndryshe nga herët tjera në këto zgjedhje ka një tendencë në rritje të partive maqedonase me theks të veçantë asaj të LSDM-së për të pas qasje në elektoratin shqiptar përmes individëve të caktuar, që deri dje njiheshin si bashkëpunëtorë të ngushtë të BDI-së, gjë e cila do të ndikojë poashtu në dobësimin e metejmë të BDI-së. Duke marrë parasysh këto komponenta dhe shumë të tjera, lirisht mund të konstatohet që BDI dhe PDSH do të jenë humbësit e legjitimitetit politik në këto zgjedhje dhe fitues do të jetë opozita jashtëparlamentare, e cila me gjasë do të del edhe me lista të përbashkëta do të shënojë madje edhe fitore shumë të thellë krahas subjekteve që morën vullnetin e shqiptarëve nëpër kembë! Dihet qartë se as BDI e as PDSH në Marrëveshjen e Përzhinos nuk kishin as takat e as vullnet por edhe guxim që ta implementojnë kërkesën e shqiptarëve për 1 njësi zgjedhore me LISTA TË HAPURA, ku njëherë e përgjithmonë do të përmisohej kualiteti i përfaqësuesve shqiptar në Kuvend, dhe liderët e dy partive nuk do ti vëndon më njerëzit lojal që i kanë të konsumuar, por do të vinin në shprehje njerëz qe kanë profesionalizëm dhe autoritet në popullatë!

© fol.mk