BDI dhe PDSH deri në mesnatë nuk kanë dorëzuar propozimet për anëtarë të këshillave zgjedhore nëpër komisionet lokale.

VMRO-DPMNE është partia e vetme që ka dorëzuar propozimet, derisa për LSDM dihet se ajo që më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit. Me këtë vendim mund të dështojë 5 qershori, pasi që përveç VMRO-DPMNE, asnjë parti tjetër nuk ka respektuar afatet e KSHZ për të dorëzuar listat për këshillat zgjedhore.  Por ka edhe një variant tjetër, nëse Partite nuk dorëzojnë lista vendet e Këshillave Zgjedhorë mund të plotësohen nga administratorët në punë të shtetit.

Ndryshe Zaev, pas mesnate i ka bërë thirje Gruevskit të thir seancë parlamentare dhe të shtyhen Zgjedhjet dhe të tërhiqet vendimi për abolim nga presidenti Ivanov.