LR-PDSH përmes një komunikate ka bërë të qartë se mbështet protestën e 9 majit në Shkup, e thirrur nga Këshilli opozitar.

“LR-PDSH e udhëhequr nga parimet e saj për mbrojtje dhe artikulim të drejtë të interesave kombëtare shqiptare, mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë që organizohet në frymën kombëtare, me flamuj kombëtar dhe në interes kombëtar të shqiptarëve, për barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për të realizuar përcaktimin strategjik të shqiptarëve, integrimin e vendit në Nato dhe BE.  Nuk hezitojmë ta themi dhe as ta përsërisim se: LR-PDSH është e gatshme të mbështesë dhe të bashkërendojë forcat me çdo subjekt politik që ka si orientim mbrojtjen dhe artikulimin e drejtë të interesave kombëtare, sa herë që do nevoja, ku do që do nevoja, gjithmonë në interes të shqiptarëve”, thekson LR-PDSH.

Kjo parti thekson se gatishmërinë e saj e ka shprehur dhe do ta shprehë jo vetëm në mënyrë deklarative, por në mënyrë konkrete dhe të drejtpërdrejt.