Ministrja e vetëqeverisjes Lokale Shyrete Elezi, shkurtimin buxhetit për sheshin Skënderbeu për 26 milion denarë e arsyetoi me krizën politike dhe reflektimin e saj ndaj ekonomisë së vendit. Sipas Elezit, rishikimi i buxhetit ishte hap i duhur pasi rritja ekonomike megjithëse parashikohej të ishte 4 % ka qenë vetëm 2 %.

“Ndryshimet që paraqiten në krizën politike dhe rritja reale ekonomike që nuk është rritur ashtu siç është pritur me parashikimin e buxhetit 2016, në fakt është parashikuar të kemi rritje 4 % dhe ka rritje vetëm 2 %”, tha Shyrete Elezi, ministre e Pushtetit Lokal.

Por sipas Elezit një nga faktorët e rëndësishëm për shkurtimin e buxhetit të Sheshit Skënderbeu është dështimi gjatë realizimit të punimeve. Madje ajo zbardhi se nga buxheti i planifikuar për vitin 2016 për këtë projekt janë realizuar vetëm 11% të punimeve.

“Realizimi në pesë mujorin parë ka arritur vetëm 11 % dhe kjo është nga bazat që është marrë në lidhje me ndryshimet e të njëjtës”, deklaroi Elezi.

Edhe pse gjendja në teren flet ndryshe nga Komuna e Çairit theksojnë se shkurtimi i mjeteve nuk do të ndikojë në ngadalësimin e punimeve. Nga ana tjetër për shkurtimin e buxhetit për Teatrin e Tetovës , sekretari shtetëror Behuxhetin Shepai tha se do të japë sqarime gjatë ditëve në vazhdim./Alsat-M