Shkruan :Tim  Shkupi Llamallari

Në Strugë nuk ka shqiptarë me shumicë. As nuk ka shqiptarë Toptan. Një pjesë e madhe e struganëve janë në Diasporë.

Kam shumë miqë nga Struga. Brenda në Maqedoni dhe në Diasporë. Asnjëherë nuk ka ndodhur me Strugën kështu, të jetë në lajme të kronikave të zeza! Në disa shkrime, reagime jam munduar të signalizoj se Struga po ballafaqohet me një problem të madh. Prej se kur shqiptarët e fituan Strugën, përkatësisht në vitin 2013, dikush është i interesuar që Struga të mos mund të marrë vetveten.

Askush nuk mund të më bind se SKELETI nuk i ka frikë zgjimit kombëtar të Strugës! Jo për numrin, por për shkollën dhe matematikën kombtare të struganëve!

Si është e mundur brenda një viti të kemi disa vrasje në Strugë? Të vriten shqiptarët ndërmjet veti!? Pse?

Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjemi. Kush dhe pse po i ndersenë shqiptarët ndërmjet veti? Kush po ju jep fuqi personave me dosje kriminele të bëjnë ligjet e tyre në Strugë.

Në Strugë jetojnë dikund 40 mijë shqiptarë, prej numrit total sa janë 60 mijë. Pra, për nga numri i banorëve, siç e kam thënë edhe më heret, Struga për Tetovën dhe partitë politike shqiptare të afërta me VMRO-n dhe LSDM-n mbetet vetëm një jugurt me gjevrek për mengjes!

Sot të gjitha partitë i ke në Struge, sikur duan ta hapin frontin jugor të luftës civile në Strugë. A nuk është turp? Pa përjashtim, kur i përmendi Partitë. Por struganët duhet të jenë vigjilentë, nuk duhet të bien në gracka. Ju ishit ata që bashkë si Shqiptarë e fituat Strugën, ndaras ju do të bëheni gazi i botës në Strugë, akoma më keq se Tetova.

Nëse kryetari i Komunës suaj, z. Ziadin Sela, ka formuar parti, pavarësisht se çfarë gabime dhe mëkate mund të ketë, megjithatë ka treguar se koncepti i tij politik është i Djathtë, e unë struganët me shumicë e di se janë të Djathtë, por mbi të gjitha struganët duhet të shohin interesin e struganëve dhe ta ndërtojnë qytetin e tyre, duke i ndihmuar jo vetëm Strugës, por edhe vlerave kombëtare në përgjithësi në Maqedoni.

Me qenë struganë, sikur të ishte Zijadin Sela edhe në hasmëri familjare me mua, unë do ta përkrahja pa rezerve dhe nuk do të lejoja të bëhesha viktimë e emisarëve të tjerë partiak që vijnë në Strugë, e u shesin dushkë për gogla.

Shumë lehtë e ka Kim Mehmeti të vi nga Shkupi të ju shesë dushkë për gogla në Strugë se hajdutë janë vetëm Ahmeti dhe Thaçi, por ky asnjëherë nuk e ka ngrit zërin për kriminelët ordiner të sokakeve dhe katundeve në Maqedoni, që janë të afërt me LSDM-n dhe VMRO-n.

Shumë lehtë e ka Bilall Kasami të vi nga Tetova e t’a prek ndjenjën, përkatësinë kombëtare shqiptare të Qazimovskit, të fshatrave Llabunishtë, Podgorca, Oktisi dhe Boroveci, t’i quaj nga Prishtina se janë komunitet sllavishtfolës. Kurse nga ana tjetër duan ta shndrrojnë Strugën në Kandahar.

Shumë lehtë e ka Ramiz Merko të ua sjell Musa Xhaferin dhe Ali Ahmetin nga Kercova, pasi ai mendon se cilën ministri duhet ta marr BDI-ja pas zgjedhve të Prillit 2016, nese do te mbahen.

Ju Struganët duhet të jeni për vetveten, për Strugën dhe ta përkrahni njeriun nga mjedisi i juaj, kryetarin aktual të Strugës. Të ja jepni shansën edhe në rrafshin Republikan. Të bëheni shembull i mirë se kombëtarja dhe Struga janë në rend të parë. Kurse emisarët e partive tjera ti gostitni me mikpritje strugane, e në fund t’i përcjellni me një fjalë të ëmbël: