“Engjujt” e BDI-së pranuan Ivanovin për falje të krimeve, jo për krizën e refugjatëve!

Jemi të shqetësuar sepse, deri tani, asnjë medium, analistët, gazetar, intelektual, parti politike apo ndonjë grup i intelektualëve shqiptar nuk ka dalë me një opinion që do të pasqyronte të vërtetën e prezencës së Talat Xhaferit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të ftuar nga Presidenti Gjorgje Ivanov, të cilin BDI-ja deri mbrëmë ka mashtuar shqiptarët se nuk do e njeh kurrë! Dhe, prezenca e Talat Xhaferit te Ivanovi mbrëmë, vërtetoi se BDI-ja edhe de-jure e pranoi Ivanovin për President edhe të tyre, ndërsa faktet flasin se BDI e ka pranuar atë për President që nga momenti kur vendosi të jetë pjesë e Qeverisë me partinë e Ivanovit, VMRO-DPMNE! Sepse, Institucioni i Presidentit ka qenë dhe është pjesë e pushtetit të VMRO-së, e cila bashkë me BDI-në qeverisin më shumë se një dekadë në Maqedoni!

Asgjë s’ka të vertetë në atë që flasin në BDI, se “kriza me refugjatët” i detyroi të shkojnë në takim me Ivanovin! Por as të tjerët që flasin nuk është shkaku i vërtet pse Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Musa Xhaferi, Abdilaqim Ademi,… dhe tërë struktura e korruptuar e BDI-së, shkuan u përulën dhe u poshtërruan përpara Ivanovit, jo vetëm kaq, dhe me këtë, e vërtetuan thënjen e popullit se “vjen capi te kasapi”!Ndërsa, këta të BDI-së, që më vjen keq të identifikohet pastërtia shpirtërore e capit me këta të BDI-së me shpirtë të fëlliqur, që i dhanë erë jo vetëm Iliridës dhe Maqedonisë, por Balkanit dhe tërë Europës!

Shqiptar të Iliridës, kuptoni pra! BDI-ja nuk shkoi te Ivanovi as për shkatërrimin e Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe jo më të besoni se ka shkuar për krizën e refugjatëve! Jo, jo, o shqiptar, kuptoni pra! Struktura e BDI-së me pjesëmarrjen e saj në kabinetin e Ivanovit, dhe e pranon atë si Kryetar për të përfituar nga “çelsësi”, për faljen e kriminelëve, që ai sot e mori nga Gjykata Kushtetuese!

E shihni pra, sa e thjeshtë që është për ta kuptuar. Edhe këta “engjujt” e BDI-së kanë bërë shumë mëkate, kanë bërë shumë krime, kanë vjedh vota dhe jo vetëm, kanë vrarë, kanë dhunuar, kanë djegur, kanë shkatëruar pronën e qytetarëve,…, prandaj, si kriminel që janë, kanë nevojë për “çelësin” e Ivanovit, që ai t’ua falë krimet e tyre, njëjtë si do ua falë kriminelëve të njohur të VMRO-së! /Gazeta Epoka Shqiptare