Donacione të dyshimta për financimin e partive politike në vend. Persona të papunësuar si dhe persona me rogë prej mbi 20 mijë denarë janë donator të partive politike në vend, konfirmojnë nga Transparency International.

“Kjo të çon deri në dyshimin se partitë financohen me para që vijnë nga persona të panjohur, ose më saktë me para gri. Konsideroj se këtë mund ta qartësoj vetëm Drejtori për të Ardhura Publike e cila mund të verifikoj prej ku i kanë siguruar paratë personat që janë donator nëpër parti. Në këtë mënyrë do të qartësohej dyshimi se partitë financohen nga burime të zeza”, tha Sllagjana Taseva, Transpaency Macedonia.

Në raportin më të ri për shpenzimet e partive politike në procesin parazgjedhor thuhet se për dy muaj partitë më të mëdha politike VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë shpenzuar nga 50 mijë euro vetëm për hapjen e zyrave të reja, takime me qytetarë dhe mitingje, ndërsa BDI ka shpenzuar 25 mijë. Është vërtetuar se te partitë edhe më tej ekziston grumbullimi i parave përmes donacioneve të dyshimta. Në nivel lokal, në këtë periudhë komunat në tërësi i paguajnë obligimet për roga, ndërsa më pak shpenzojnë për investime kapitale.

“Realizimi nga këto 100% është më i vogël për shpenzime kapitale, gjegjësisht shpenzime që duhet të përmirësojnë jetën e qytetarëve“,tha Vesna Garvanlieva- Andonova, Qendra për analiza ekonomike.

Është vërtetuar se në muajin shkurt komunat nuk i kanë vendimet dhe dokumentet e nevojshme për çdo gjë që kanë shpenzuar.