Sot përfaqësuesit e DSHM-së, z. Tim Shkupi dhe z. Memdali Ahmedi u takuan me kryetarin e LR PDSH-së, z. Ziadin Sela, që njëherit perfaqëson edhe koalicionin “Aleanca për Shqiptarët”.

Përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare përshëndetën bashkimin mes LR-PDSH-së dhe RDK-së, i cili bashkim njihet si “Aleanca për Shqiptarët”, që duhet të kuptohet si vlerë e re demokratike në shoqërinë shqiptare dhe të hap rrugën edhe për bashkime tjera.

Në takim u pajtuan se dialogu dhe urat e komunikimit janë mënyrat më të mira për të krijuar një front të përbashkët të opozitës në Maqedoni për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Kryetari Zijadin Sela paraqiti qëndrimet e partisë së tij dhe punën e “Aleancës për Shqiptarët”, ku shumë shpejtë do të dalin edhe me qendrime të prera në lidhje me situatën politike në Maqedoni, në lidhje me vendimet skandaloze të presidentit jolegjitim, zgjedhjet e imponuara nga VMRO-BDI të 5 qeshorit dhe shume cështje tjera, që kanë të bëjnë me krizën politike në Maqedoni. 

Përfaqësuesit e DSHM-së, ndër të tjera paraqitën pikëpamjet e tyre, ku për të dalur nga kriza e thellë janë vetëm zgjedhjet e lira, ferë dhe demokratike, që DSHM ndanë mendimin e njejtë me shumë forca opozitare (pa kalkulime) se zgjedhje të këtilla nuk janë të mundshme me 5 qershor 2016.

Beteja Opozitare duhet të vazhdojë me të gjitha format demokratike, deri në përmbysjen e regjimit VMRO-BDI.

©fol.mk