Sipas informacioneve paraprake dhe jozyrtare që kanë arritur nga vendvotimi në Londër të Anglisë, BDI ka grumbulluar gjithsejt 2 (dy) vota për kandidatin e saj në njësinë zgjedhore numër shtatë. Sipas këtyre informacioneve, më shumë vota ka fituar LSDM – 85, pastaj VMRO – 66, koalicioni VMRO për Maqedoni me 8 vota dhe BDI me gjithsejt dy vota. Tri fleta tëvotimit kanë qenë të pavlefshme.

Sipas rezultateve paraprake, asnjë deputet nga asnjë parti politike ose koalicion nuk ka arritur të sigurojë minimumin prej 6500 votash të nevojshme për t’u futur në Kuvendin e Maqedonisë. Kështu, përbërja e re e Kuvendit do të ketë vetëm 120 dhe jo 123 deputetë./FAKTE.Net