Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të nxirrte kandidatin e saj nëse nuk do të dakordohej me LSDM për nxjerrjen e kandidatit të përbashkët që sipas tyre koncensual, Stevo Pendarovski. Sipas nënkryetarit dhe shefit të shtabit zgjedhor të BDI, Izet Mexhiti, kandidati i tyre potencial padyshim do të ishte Talat Xhaferi.

Kishte zera edhe brenda LSDM dhe brenda BDI per te dale me kandidat partiak , ne kemi qene gati edhe per kete opsion. Kandidat me potencial do te kishte qene Talat Xhaferi si kanddiat i BDI-së”, theksoi Mexhiti. BDI fillimisht paralajmëroi mundësinë e daljes së tyre me kandidatin e tyre për president, por më pas arritën marrëveshje me LSDM. (INA)