5 mars 2001
Ditë e Kurban Bajramit, por aspak atmosferë Bajrami sepse ishte atmosferë lufte, sapo u shtrua sofra e Bajramit granatimet filluan me të madhe në fshatrat për rreth, Tanushë, Malinë etj.

Bakllavaja e Bajramit ngeli e pa prekur sepse u zëvendësua me zhurmat e granatimeve gjithandej për rreth.

E lamë shtëpinë me çdo gjë që kishte mbrenda dhe jasht saj , mërzinë e braktisjes së çdo gjëje që kishin ndërtuar prindërit, gjyshërit e stërgjyshëri po e zëvendësonim me shpresën se do të bëhet shumë më mirë dhe ja vlen çdo gjë!

18 vite pas kur i shoh dy palët që dikur granatonin njëri tjetrin tek sa promovojnë lloj lloj planesh e ide të ndryshme vetëm për tju shpërlarë trunin shqiptarëve vuloset edhe më shumë fakti se dikush kishte planifikuar çdo gjë nga A deri në ZH.

Kanë kaluar shumë vite por kujtimi gjithmonë mbetet i freskët, diku duhet të jepni llogari për çdo të keqe që na sollët sepse hallall asnjëherë nuk e keni.
Ka një Zot që di gjithçka dhe gjykon me drejtësi apsolute!

Nga: Mr. Huzeir Mustafi