Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk mund të dakordohen për propozim ndryshimet ligjore për zvoglimin e shpenzimeve për rrugë për deputetët dhe për funksionarët tjerë të zgjedhur dhe emëruar, njofton Zhurnal.

Propozimet për zvoglimin e shpenzimeve për udhëtim të deputetëve dhe funkasionarëve tjerë të emëruar dhe zgjedhur edhe pse në lexim të parë kanë kaluar në seancë parlamentare, deputetët e BDI-së nuk do ti mbështesin.

Nga BDI për Zhurnal deklaruan se propozimi i grupit parlamentar të LSDM-së është i njëanëshëm dhe BDI nuk do ta mbështes. Ata planfikojnë që të dorëzojnë amendime me të cilat do të kërkojnë që të hiqet tërësish kostoja e udhëtimit për deputet dhe funksionarë të emëruar dhe zgjedhur.
“Nuk do ti mbështesim propozimet për zvoglimin e kostos së shpenizmeve rrugore për deputetët, pasi që asgjë nuk do të ndryshoj, përsëri do të flitet në opinion. Për këtë arsye ne do të paraqesim amendimet tona me të cilat do të kërkojmë heqen e tërësishme të kostos së shpenzimeve të parapara për udhëtimin e deputetëve, funksionarëve dhe të emëruarve shtetëror”, thonë nga BDI-ja për Zhurnal.

Nga BDI po ashtu thonë se nuk duan që për tre apo katër deputet tju “nxihet” emri në media të gjithë deputetëve.