”Miliona euro janë mashtrime, që për cdo ditë ua servojm shqiptarëve në emër të investimeve në vendbanimet shqiptare”

Sot, Zëvendës ministri i transportit dhe lidhjeve Nimetulla Halimi, bashkë me Drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriun në mungesë të projekteve konkrete për vendbanimet shqiptare  inspektuan  punët e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër

Autostrada  Kërçovë-Ohër, punimet e së cilës kapin shifrën prej 374 milion eurove  është njëri ndër   projektet kryesore të  platformës zgjedhore   të VMRO –DPMNE,s në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

Trajektorja e kësaj autostade  fillon prej Kërçove dhe përfundon në Ohër duke anashkaluar qytetin e Strugës dhe pikën kufitare të Qafë Thanës që lidh   shqiptarët e Maqedonisë me Shqipërinë.

Ështe bërë e bajatshme kjo fushata para kohe   e BDI,s   ku në mënyrën më të paskrupullt përvetson projektet e të tjerëv, në rastin konkret të VMRO-DPMNE,s.

Për atë se sa ka qasje BDI-ja në projektin në fjalë më së miri u pa te materialet e përgjuara të publikuara nga LSDM-ja, për projektin në fjalë.

Deri tani 15 për qind e këtij projekti  është realizuar dhe në këtë moment ka përfunduar projekti i fizibilitetit.

Në periudhën 2014-2015 investimet në këtë koridor kapin shumën prej 393 milion euro, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 145 milion euro, ose  në total do të kap vlerën prej 540 milion euro, në kuadër të korridorit 8. (L.A)

autostrada