Në Klubin e deputetëve në Shkup sapo përfundoi takimi i liderëve të katër partive më të mëdha politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe BDI, në mes Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Pas takimit, asnjë nga udhëheqësit e partive nuk është prononcuar para mediave, po thanë se do të japin një deklaratë të përbashkët mbi marrëveshjen.

Sipas të dhënave të para në takim u morrën vesh për emrat e tre ekspertëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa reformat e mediave aspak nuk janë trajtuar.

Në takim krahas liderëve të partive morën pjesë edhe lehtësuesi në bisedime, eksperti belg Peter Vanhaute si dhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE, Jess Bailey dhe Aivo  Orav.(TS

)lideret