Lajmi që u publikua në disa media (portale) vendore që dje pas votimit të dështuar të djeshëm për propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për PSP-në dhe për Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe Partisë Demokratike Shqiptare kanë qenë të ftuar në ambasadën amerikane në Shkup për ti “qortuar”, i njejti lajmë është mohuar në mënyrë kategorike nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Burime të larta pranë kësaj partie për Zhurnal thonë se nuk është aspak e vërtetë se kanë qenë të ftuar për tu qortuar nga udhëheqësia e Ambasadës Amerikane sepse BDI si subjekt ka mardhënie të shkëlqyera me Ambasadorin Bejli, ku ky i fundit ka dhënë një kontribut krucial për tejkalimin e krizët politike.

“Jo aspak nuk është e vërtet që kemi qenë të ftuar për të na qortuar neve si subjekt politik dhe si përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë. Ne kemi mardhënie të shkëlqyera me Ambasadën amerikane në Shkup dhe ata e dinë se ne jemi në shërbim të tyre për për gjitha çështjet që kanë të bëjnë për tejkalimin e krizës politike”, thonë për Zhurnal, burime të larta pranë partisë shqiptare në pushtet, BDI./Zhurnal