Gazetari i sportit Reshat Ibrahimi njëherit edhe komentues i futbollit , ka ironizuar me deputetët e BDI e PDSH pas abstenimit të këtyre në seancën e fundit ku nuk votuan ligjin me të cilin do të hapeshin rastet e montuara të Sopotit dhe Monstrës .

Në çdo fundjavë faqja zyrtare gol.com paraqet formacionin e dështakëve në futboll , ndërsa unë në këtë formacion do ti vëndos Ali Ahmetin , Artan Grubin , Orhan Ibrahimi , Hazbi Lika , Ramiz Merko , Ermira Mehmeti , Mirsada Emini Asani , Ejup Rrustemi , Jasmin Sinani , Menduh Thaçi , Merale Ferati Uzeiri , Musa Ibrahimi dhe Mervan Xhemaili .

Lexojeni reagjmin e plotë të gazetarit Reshat Ibrahimi në profilin e tij në Facebook

Formacioni i Dështakëve
Portali i njohur Goal.com cdo fundjavë e zgjedh formacionin e dështakëve ne Premierligë.
Dhe, në atë formacion bëjnë pjesë ata lojtarë të cilët me skuadrat e tyre pësojnë debakël ose humbin ndeshjet. E për mua formacioni i dështakëve jo për këtë javë, po për këto vite të fundit është ky: Ali Ahmeti, Artan Grubi, Orhan Ibrahimi, Hazbi Lika, Ramiz Merko, Ermira Mehmeti, Mirsada Emini Asani, Ejup Rustemi, Jamin Sinani, Menduh Thaçi, Merale Ferati Uzeiri, Musa Ibraimi dhe Mervan Xhemaili.
Ky formacion në asnjë ndeshje nuk e ka kënaqur publikun e tyre, andaj këta të fundit janë mërzitë nga këta ‘lojtarë’. Sipas tifozëve, kjo përbërje moti ka rënë nga liga, prandaj duan freskime.

img_20161005_114127

© fol.mk