Bashkimi Demokratik për Integrim sot organizoi debat në sferën e bujqësisë në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore  për përgatitjen e  Platformës për zgjedhjet e 5 qershorit. Debatin e hapi Fatmir Besimi si përfaqësues i departamentit për program zgjedhor në kuadër të shtabit zgjedhor, i cili në fjalën hyrëse njoftoi të pranishmit për qëllimin e debatit që organizon BDI-ja për Platformën  zgjedhore dhe përkushtimin e BDI-së që platforma e saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgatitet në bashkëpunim me grupet e ndryshme të interesit e në këtë rast për sektorin e bujqësisë dhe degët e saj. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku BDI kishte zgjedhur një ambient ndryshe , midis bujqëve, kësaj rradhe si duket nga frika që e ka kapluar pas bojkoteve dhe  skandaleve të shumta  në vend që të takohet me ata të cilëve ju dedikohet ky program zgjedhor pra , bujqëve  , BDI-ja ka zgjedhur Sallën Akademike  të Panairit të Shkupit për të bërë Marketing Politik.

Debate  të ngjashme po në këtë sallë që duket  se  nuk  është e shtrejtë për buxhetin e BDI-së. pritet të mbahen edhe ditëve në vijim ku  për nesër  është paraparë një debat i  ngjashëm mbi mjedisin.

©fol.mk

 

Më poshtë ju sjelllim një video material të një debati të ngjashëm që BDI  organizoj me bujqit në zgjedhjet e kaluara: