Bashkimi Demokratik për Integrim është e hapur për negociata edhe me VMRO-DPMNE-në edhe me LSDM-në, por për disa kushte siç thonë nga kjo parti nuk do të kenë kompromis, transmeton Zhurnal.

Oficializimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i mandatit të PSP-së si dhe përshpejtimi i proceseve drejtë rrugës euroatlantike, janë kushtet kyçe për BDI-në dhe nuk do të lëshojnë pe gjatë negociatave me cilëndo parti të palës maqedonase për formimin e qeverisë së re.

Këto kanë qenë konkludimet e mbledhjes së djeshme të kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim.  Nga kjo parti kanë theksuar se nuk kanë partner strategjik për koalicionim dhe se interesat shtetërore janë mbi ato partiake.