Në vazhdën e takimeve që bartësit e funksioneve publike të BDI-s, zhvillojnë në komuna të ndryshme, me agjendën e tyre
“llogaridhënie” sot për vizitë ishin në vendbanimet e Komunës së Zhelinës, konkretisht në vendbanimet Strimnicë, Zhelinë dhe në Pallatic.

Edhe pse në qëllimin e vizitave të tyre nëpër komuna, thuhet se është llogaridhenia, megjithatë qytetarët veçanërisht, strimnicasit mendojnë ndryshe, për shkak të kohës jo të largët kur ishin këta funksionar të BDI-së, që nuk bënë asgjë për këtë vendbanim, përveçse që reketuan qytetarët duke i rrjepur me nga 700 euro, në aferën shumë të dyshimet dhe korruptive të ndërtimit të ujësjellësit dhe kanalizimet në këtë fshat. Aferë kjo shumë e dyshimt, për të cilën strimnicasi janë duke përgatitur padi ndaj Komunës dhe ish kryetarit të saj që kishte menaxhuar më komunën për tetë vite.

Ajo që ra në sy gjatë vizitës së tyre ishte tajmingu i zgjedhur për vizitë në Strimnicë, që përkon me kohën faljes së namazit të Xhumas, kohë që është menduar për të kamufluar gjoja mbështetjen e qytetarëve ndaj BDI-së, për më tepër, kur për pikë të takimit kanë zgjedhur një kafiteri, që është shumë afër vendit ku ndodhet xhamia.
Poashtu një element tjetër i kësaj vizite ishe edhe keqpërdorimi eklatant i pushtetit për qëllime partiake, ku si rast duhet përmendur edhe prania e këtyre funksionerëve të shumtë, me veturat e tyre zyrtare që paguhen nga taksat e qytetarëve e që keqpërdoren në mënyrë të turpshme nga këta funksionar partiak.

Andaj janë të kota përpjekjet e tyre për të mashtruar qytarët, sepse ashtu siç i dënuan në zgjedhjet lokale të 2017 do ti dënojnë edhe me rend në zgjedhjet e 12 prillit.

Në vend që të lavdrohen me të bëmat  dhe llogaridhënien tyre do të ishte  shumë më mirë të japin llogari për 700 eurot e vjedhura, euro këto që vetëm ata e dijnë se xhepat e kujt përfunduan, për më tepër kur asnjë cent nga këto mjete të lartpërmendura nuk është paguar nëpërmjet transaksioneve legale bankare. /fol.mk