Në një atmosferë tepër të zymt, të paparë në këto 14 vite, sonte në Kërçovë Bashkimi Demokratik Për Integrim nën  moton “Bashkë realizojmë”ka bërë prezantimin e projekteve të realizuara në Komunën e Kërçovës dhe rrethinën e saj.  Ajo që më së shumti ra në sy dhe që i humb edhe kuptimin  e këtij prezantimi  të organizuar nga BDI ishte  mungesa e Kryetarit të Komunës  Fatmir Dearit , i cili kohëve të fundit  ka shpeshtuar mosdëgjueshmërinë  ndaj kryetarit Ali Ahmeti.   Përveç,  mungesës së Fatmir Dearit edhe qytetarët e Kërçovës  ka kohë që ia kanë kthyer shpinën Ali Ahmetit,  ku një pjesë e madhe  e tyre  janë reshtuar  në mbështëtje  të Aleancës Për Shqiptarët, Kjo më së miri u vërejt edhe sonte ku u krijuan mjaft telashe për organizatorët e këtij  prezantimi.  Si duket ata kanë qenë në  dijeni për mungesën e mbështetjes ndaj BDI-së sidomos, pas publikimit të materialeve të përgjuara ku protagonist ishin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, prandaj janë përkujdesur për tu mos u koritur, duke sjellë edhe torbeshë nga Pllasnica dhe jane vërejtur  shume vetura me targa nga Manastiri, Gostivari, Shkupi e Tetova, por prapëseprapë nuk kanë arritur të mbushin sallën. Krahasuar  me kuvendin e  Degës të mbajtur para do kohe të LR-PDSH kur për kryetar u zgjodh(Remzi Memedi )  ku salla ishte e stermbushur me shqiptare nga Kërçova pa asnje lloj presioni por të gjithë në emër të vullnetit për ndryshim kjo e sontmja  e BDI-së mund të quhet dështim i rradhës /fol.mk

ali (1)karrikepijanicakerc