Derisa banorët e Haraçinës përballen me probleme ekologjike, si  kanali i hapur dhe deponia, sot zyrtarët e BDI-së Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, Ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, Zëvendës-ministri i Trasportit dhe Lidhjeve  Nimetulla Halimi dhe kryetari  Komunës së Haraçinës  Brahim Ajvazi,lëshuan në përdorim dy rrugë, njëra në Haraçinë dhe tjetra që lidh këtë vendbanim me fshatin Grushinë.Sic meson Portali Fol.mk  nga Haraçina problemi me kanalin e hapur në Haraçinë assesi të shohë zgjidhjen. Përkundër premtimeve të shumta të zyrtarëve të pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv, projekti për mbylljen e kanalit ka mbetur në gjysmë. Banorët shprehen të revoltuar dhe pikërisht për këtë arsye edhe bojkotuan inaugurimin e dy rrugëve të reja gjat ditës së sotme Ata thonë se afër kanalit ka shumë shtëpi, ndërsa tërë kohën kundërmon erë e keqe e cila mund të shkaktojë infeksione të ndryshme.(fol.mk)

haracinaHaracin_2