Krahas ndarjeve dhe përçarjeve të shumta, BDI po përballet me revoltë të re në radhët e saj. Revolta është prezente te i ashtuquajtur “krahu reformist” i partisë dhe buron nga informacionet se përfaqësuesit e kësaj partie në negociatat politike janë pajtuar me fshirjen e mërgimtarëve shqiptarë nga regjistri zgjedhor.

“Informacionet tona thonë se me një gjë të tillë është pajtuar edhe kryetari i partisë Ali Ahmeti. Athua me çka e mbajnë peng VMRO-ja dhe LSDM-ja Ahmetin që është pajtuar me fshirjen e votuesve të diasporës, kur dihet se pa diasporën shqiptarët e kanë të sigurt humbjen në Kërçovë dhe në Strugë?”, pyet një përfaqësues i lartë i BDI- që i takon krahut reformist.

Në deklaratën e ti për Gazetën Lajm, ai thotë se brenda partisë është duke “vluar” dhe paralajmëron presion të madh ndaj Ahmetit dhe të ashtuquajturit “krahut vançomigajllovist” që të heqin dorë nga qëllimi për, siç shprehet, “tradhtim të diasporës”. “Nëse Ahmeti nuk tërhiqet nga kjo ide, përfundimisht BDI do të shkatërrohetcsi parti”, vlerëson ai.     Lajm .